Aksident me vdekje në aksin Elbasan-Tiranë, shoferi në gjendje të dehur përplaset me një mjet, ndërron jetë pasagjerja! Aksidentohen dy makina në Korçë

3 Shtator 2023, 07:28

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar gjatë natës në aksin Elbasan-Tiranë, ku një 58-vjeçare ka humbur jetën. Shkak i aksidentit është bërë një drejtues i cili ka qenë në gjendje të dehur dhe është përplasur me mjetin që po udhëtonte 58-vjeçarja. Po ashtu një aksident tjetër ndodhi në Korçë, por vetëm me dëme materiale.