Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, makina përmbyset në rrugë! Shpëton për mrekulli shoferi

7 Maj 2021, 23:13 | Përditesimi: 7 Maj 2021, 23:16

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Librazhd, ku fatmirësisht nuk kanë mbetur persona të lënduar. Aksidenti është regjistruar në fshatin Labinot Fushë, ku një automjet tip “Volzwagen” është përmbysur në rrugë, ndërsa ka shpëtuar mrekullisht shoferi, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Shkaqet e këtij aksidenti nuk dihen ende, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

b.ha./Shqiptarja.com