Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy makina, dy të lënduar

27 Qershor 2021, 15:49 | Përditesimi: 27 Qershor 2021, 15:49

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Elbasan-Peqin, në fshatin Balldren. Janë përplasur me njëra-tjetrën dy automjete dhe për pasojë të lënduar kanë mbetur dy persona. Fatmirësisht ata janë jashtë rrezikut për jetën. Rrethanat e aksidentit nuk dihen ende.