Aksident në aksin Elbasan-Tiranë, shkoi në vendngjarje për një aksident, mjeti përplas efektivin e rrugores! Dërgohet drejt Traumës! Në pranga shoferja 51-vjeçare

27 Shtator 2022, 20:58

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në tunelin "Panoramik" ku një efektiv i Policisë Rrugore ,i identifikuar si Ferdinand Bahja, 53-vjeç, pasi kishte shkuar në vendngjarjen e aksidentit është përplasur nga një makinë dhe për pasojë ai ka mbetur i plagosur rëndë. Për këtë ngjarje është arrestuar një 51-vjeçare me iniciale S.V, e cila po drejtonte mjetin tip "Lancia”, që përplasi efektivin e rrugores, i cili ishte në krye të detyrës.