Aksident në aksin Fier- Patos, makina përfundon në kanal

4 Tetor 2023, 14:45

Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Fier-Patos. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Portëz. Mësohet se në aksident janë përfshirë 2automjete Si pasojë e aksidentit janë krijuar radhë të gjata të automjeteve në këtë aks rrugor. Në vendngjarje ka shkuar policia për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti si dhe për të normalizuar trafikun e lëvizjes së mjeteve.