Një aksident i rënë është regjistruar pasditen e sotme në aksin Fier-Levan, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 5 persona. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa sikurse mund të shikohet edhe nga pamjet, përplasja ka qenë mjaft e fortë duke shkaktuar dëme të mëdha te të dyja makinat.
Personat e plagosur janë dërguar menjëherë në spital, por nuk dihet gjendja e tyre shëndetësor. Shkaqet e këtij aksidenti nuk bëhen ende me dije, ndërsa policia ka nisur hetimet.















