Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin Fier Vlorë pranë Novoselës.
Ka ndërruar jetë një grua e cila është përplasur nga makina. Nuk dihet ende nëse gruaja ka qenë duke pritur ndonjë makinë për ta marrë apo ka qenë duke kaluar rrugën. Si pasojë e aksidentit është bllokuar qarkullimi dhe është krijuar trafik i rënduar në këtë aks.

















