Aksident në aksin Korçë-Pogradec, mjeti përplas këmbësoren! 53- vjeçarja transportohet në spital

5 Shtator, 21:00

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, ku një mjet ka përplasur një këmbësore.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:00, ku automjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin G. M., 44 vjeç, ka përplasur këmbësoren, shtetasen E. B., 53 vjeçe, e cila është transportuar në spital.