Aksident në aksin Lezhë-Milot, përplasen dy makina, plagoset një grua

18 Mars 2023, 18:38

Një aksident ka ndodhur në aksin Lezhë-Milot pranë kryqëzimit të rrugës së Shëngjinit. Dy makina, një Benz dhe një Audi janë përplasur, ndërsa për pasojë ka mbetur e plagosur një grua që ishte pasagjere. Ajo është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës.