Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur në autostradën Lushnje-Rrogozhinë.
Sipas gazetarit të Report Tv, Yrjet Saliasi, një automjet tip Benz ka goditur nga mbrapa një kamionçinë të ndaluar në anë të rrugës.
Nga përplasja, drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri kanë marrë pësuar lëndime dhe janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes.

















