Aksident në autostradën Pojan-Levan, makina goditet nga një kamionçinë dhe përfundojnë të përmbysura jashtë rruge, plagosen 3 gra

21 Gusht 2021, 09:54 | Përditesimi: 21 Gusht 2021, 09:54

Tri gra kanë mbetur të plagosura mëngjesin e sotëm në Fier, si pasojë e një aksidenti që u regjistrua në aksin Pojan-Levan. Në aksident u përfshinë dy automjete, ndërsa mësohet se ka qenë një kamionçinë që ka goditur nga pas një makinë tjetër, duke bërë që të dy automjetet të përmbysen dhe të dalin nga rruga.

KT/Shqiptarja.com