Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, përplasen dy makina, plagoset një nga shoferët

5 Nëntor 2021, 15:08 | Përditesimi: 5 Nëntor 2021, 15:08

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi i njërit prej automjeteve K.G., i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

KT/Shqiptarja.com