Aksident në autostradën Vlorë-Fier, automjeti del nga rruga dhe përmbyset, 1 person i plagosur

7 Korrik, 16:09 | Përditesimi: 7 Korrik, 16:09

Një aksident ka ndodhur në autostradën Vlorë-Fier, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar përmbys. Në makinë udhëtonin tre persona, ndërsa një prej tyre ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar në Spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore.

r.k./Shqiptarja.com