Aksident në Bulqizë, mjeti del nga rruga, përplaset këmbësori! Dërgohet me urgjencë në spital

21 Mars 2023, 11:01

Aksidenti është regjistruar rreth orës 09:40 në njësinë administrative Shupenzë. Drejtuesi i mjetit, Sokol Cami ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë ka mbetur i plagosur këmbësori Avni Manjani, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.