Aksident në Divjakë, automjeti del nga rruga dhe bie në një kanal me ujë, humb jetën shoferi 44 vjeç

18 Shtator 2021, 13:21

Një 44-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Divjakë, si pasojë e në aksidenti. Ngjarja u regjistrua në aksin Divjakë- Pushimi i shoferit, në fshatin Babunjë, ku 44-vjeçari i identifikuar si Altimor Qose, duke drejtuar automjetin tip "Ford" ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal me ujë, ku për pasojë ka ndërruar jetë.