Aksident në Elbasan, automjeti del nga rruga në fshatin Mengël, humb jetën shoferi

7 Dhjetor 2021, 12:54 | Përditesimi: 7 Dhjetor 2021, 12:54

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar paraditen e sotme në Elbasan. Bëhet me dije se aksidenti u regjistrua rreth orës 11:40 në aksin rrugor Elbasan-Librazh, në fshatin Mengël ku personi me inicialet R. P., duke drejtuar mjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë drejtuesi i mjetit ka humbur jetën në vendngjarje si pasojë e përplasjes

r.k./Shqiptarja.com