Aksident në Elbasan, makina përplaset me motorin, dy të plagosur

16 Tetor 2021, 16:47

ELBASAN- Një aksident rrugor ka ndodhur në qendër të Elbasanit, ku një makinë është përplasur me një motor. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 2 persona.

Report Tv sjell pamje nga vendi i ngjarjes, ku motori shihet i shtrirë në rrugë, ndërsa ka mbërritur dhe ambulanca. Burime bëjnë me dije se të plagosurit janë dërguar në spitalin e Elbasanit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.