Aksident në Elbasan, makina përplaset me pemët, plagoset shoferi

27 Nëntor 2021, 21:19

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur këtë mbrëmje në Elbasan. Mësohet se aksidenti ka ndodhur saktësisht tek kryqëzimi i 1 majit.

Burime bëjnë me dije se shoferi ka humbur kontrollin e mjetit duke hipur në trotuar dhe më pas është përplasur me pemët.