Aksident në Elbasan, makina 'security' humb kontrollin dhe përplaset me mbrojtësen e rrugës

9 Maj 2021, 22:15

Një aksident raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Peqin. Një mjet “security” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mbrojtësen e rrugës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vidhas. Fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.