Aksident në Elbasan, po bënte xhiro me skuterin e marrë me qira, makina përplas të riun! Dërgohet në gjendje të rëndë në spital

25 Qershor 2021, 22:01 | Përditesimi: 25 Qershor 2021, 22:01

Një i ri ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Elbasan, si pasojë e një aksidenti. Mësohet se aksidenti është regjistruar në afërsi të urës së Zaranikës, ku një i ri, i cili po bënte xhiro me një skuter të marrë me qira, është përplasur nga një automjet.

KT/Shqiptarja.com