Aksident në Gramsh, autobusi me pasagjerë del nga rruga dhe bie në përrua, dyshohet për 1 viktimë dhe disa të plagosur

10 Korrik 2021, 15:20 | Përditesimi: 10 Korrik 2021, 15:20

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme pranë fshatit Bregas të Gramshit, ku një autobus me pasagjerë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përrua. Paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën një person si dhe janë plagosur disa të tjerë.

LR/Shqiptarja.com