Aksident në hyrje të Beratit, përplasen motori dhe biçikleta, 2 të plagosur

10 Korrik, 21:11 | Përditesimi: 10 Korrik, 21:11

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si “NShG-ja”. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore dhe kqyrjen e plotë të zonës për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

I.M/Shqiptarja.com