Aksident në Itali, kapiteni i Lazios përplaset me tramvajin në Romë: Kaloi me semafor të kuq

16 Prill 2023, 22:36

Kapiteni i ekipit të Lazios, Ciro Immobile është përfshirë në një aksident rrugor në Romë. Ai ishte duke lëvizur me automjetin e tij kur u përplas me një tramvaj mes Piazza delle Cinque Giornate dhe Ponte Matteotti.

Nga pamjet duket se makina fuoristradë tip ‘Land Rover’ është shkatërruar tërësisht. Ciro Immobile shpëtoi nga aksidenti pa lëndime të rënda, vetëm dhimbje në shpatull. Menjëherë pas aksidentit, Immobile tha se ngjarja u shkaktua pasi tramvaji kaloi me semafor të kuq.