Aksident në Korçë, makina me targa greke përplas motorin, plagoset një grua

12 Qershor 2021, 16:12 | Përditesimi: 12 Qershor 2021, 16:12

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin nacional Korçë-Bilisht. Nga informacionet paraprake një mjet është përplasur me një motorr.

E dëmtuar ka mbetur një grua, e cila ishte në motorrin që drejtohej nga bashkëshorti i saj. Mjeti që ka përplasur çiftin është me targa greke. E dëmtuara u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Korçës.