Aksident në Korçë, motori del nga rruga, plagoset drejtuesi

28 Qershor 2021, 16:21 | Përditesimi: 28 Qershor 2021, 16:21

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Korçë, ku drejtuesi i një motori ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital. Aksidenti ka ndodhur në rrethrrotullimin e hipotekës. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

r.k./Shqiptarja.com