Aksident në Lezhë, makina përplas të moshuarin me biçikletë! Niset drejt spitalit

12 Tetor 2023, 13:13

Një aksident është shënuar mesditën e sotme në Lezhë, ku një makinë ka përplasur një të moshuar me biçikletë. I plagosuri është dërguar drejt spitalit, ku po merr ndihmë mjekësore nga bluzat e bardha.