Aksident në Lushnjë, përplasen dy mjete! Plagoset 40-vjeçari

6 Tetor 2023, 19:30 | Përditesimi i fundit: 2023-10-06 19:31:45

Një aksident është regjistruar këtë të premte në Lushnjë. Ngjarja ndodhi në kryqëzimin e unazës, dy mjetet u përplasën me njëri-tjetrin e për pasojë mbeti i plagosur një 40-vjeçar i identifikuar si Kadri Kosturi.