Pogradec, makina përplaset me motorin e picave, një i plagosur

18 Maj 2021, 20:45 | Përditesimi i fundit: 2021-05-18 20:53:55

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Pogradecit. Aksidenti është regjistruar vetëm pak minuta më parë afër një pike karburanti, në aksin nacional. Sipas informacioneve paraprake, nga policia bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një mjet dhe një motor picash e për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit.I plagosuri është transportuar në spital ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.