Aksident në qendër të Elbasani, makina përplas babanë me fëmijën që po kalonin rrugën

7 Shtator 2021, 16:08 | Përditesimi: 7 Shtator 2021, 16:08

ELBASAN- Një aksident ka ndodhur në bulevardin kryesor të Elbasanit, ku një makinë ka përplasur tre persona, të cilët kanë mbetur të plagosur.

Të plagosur kanë mbetur babai dhe fëmija e tij të cilët kanë qenë duke kaluar rrugën, si dhe një person tjetër që ndodhej në një nga makinat e aksidentuara.

r.k./Shqiptarja.com