Aksident në rrugën e Kombit, 3 të lënduar! Autoboti i naftës përplas makinën, shkak dyshohet lagështia në rrugë

18 Maj 2022, 14:18 | Përditesimi: 18 Maj 2022, 14:18

Dy mjete me targa të Kosovës janë përplasur mesditën e kësaj të mërkure në rrugën e Kombit, rreth 500 metra larg doganës së Morinës. Për pasojë janë 3 të lënduar, të cilët janë dërguar në spitalin e Kukësit për trajtim mjekësor. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë lagështia në rrugë.

r.k./Shqiptarja.com