Një aksident rrugor është shënuar vetëm pak minuta më parë në Rrugën e Kombit, në vendin e quajtur Kolsh ne segmentin Kukes-Tunel.
Një mjet i tonazhit të rëndë me targa AB 891KA ka dalë nga kontrolli, ndërsa dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një problem në sistemin e frenimit.
Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë nga makina pa pësuar lëndime.Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


















