Aksident në Rrugën e Kombit, mjeti Land Rover përplaset me një autobus! Vdes drejtuesi i mjetit, shoqërohet shoferi i autobusit

20 Korrik 2021, 18:04 | Përditesimi i fundit: 2021-07-20 16:41:20

Një aksident raportohet se ka ndodhur minutat e fundit në Rrugën e Kombit, ku raportohet se ka humbur jetën drejtuesi i mjeti.  Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Rubikut, në aksin rrugor Rubik-Rrëshen.  Një autoveturë është përplasur me një autobus.

"Rreth orës 17:22, në aksin rrugor Rubik-Rreshen,mjeti autobus është përplasur me mjetin tip "Land Rover" me targa italiane, ku si pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit ende i paidentifikuar.  Drejtuesi i mjetit autobus po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes", njofton policia.