Aksident në rrugën Elbasan-Peqin, përplasen dy makina! Dy të plagosur transportohen në spital

4 Mars 2023, 21:43

Dy persona janë plagosur mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Pas përplasjes së ndodhur mes automjeteve tip ‘Benz’ dhe ‘Fiat’, të plagosur kanë mbetur F. M., 68 vjeç, banues në Peqin dhe I. M., 41 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.