Aksident në rrugën Transballkanike në Vlorë, përplasen 4 makina, vetëm dëme materiale

17 Korrik 2021, 21:48 | Përditesimi: 17 Korrik 2021, 21:48

Një aksident është regjistruar në rrugën Transballkanike në Vlorë, por fatmirësisht nuk kanë mbetur persona të lënduar. Bëhet me dije se në aksident janë regjistruar 4 automjete, ndërsa ka vetëm dëme materiale.

Nuk dihen ende arsyet e këtij aksidenti. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

LR/Shqiptarja.com