Aksident në Shkodër, përplasen dy automjete, plagosen dy shoferët! Shkak shpejtësia e lartë

24 Qershor 2021, 17:24

Dy persona kanë mbetur të plagosur pasditen e sotme në Shkodër, si pasojë e një aksidenti. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave metë cilën udhëtonin 2 automjetet. Personat e plagosur janë dërguar në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.