Aksident në Tiranë, furgoni me pasagjerë godet nga pas makinën

4 Shtator 2021, 14:42 | Përditesimi: 4 Shtator 2021, 14:42

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, në zonën e njohur si tek ‘Treshi’. Një furgon pasagjerësh ka përplasur nga pas një makinë tip ‘Benz’.

Nga aksidenti nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton në lidhje me shkaqet e aksidentit.

r.k./Shqiptarja.com