Aksident në Tiranë përplasen 3 makina mbrëmjen e djeshme në zonën e Brrylit

19 Qershor 2021, 10:02 | Përditesimi: 19 Qershor 2021, 10:09

TIRANË- Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Report Tv mëson se janë përplasur 2 makina me njëra-tjetrën, ku përplasja ka qenë shumë e fortë sa që një prej mjeteve ka përfunduar në trotuar, shumë pranë një lokai.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Brrylit” në Tiranë, teksa nuk dihet nëse ka pasur pesona të lënduar nga ky aksident rrugor,.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, teksa Report Tv sjell pamje nga vendi i ngjarjes, ku të shumtë kanë qenë qytetarët të cilët kanë nxituar që të japin ndihmën e parë.

r.k./Shqiptarja.com