Aksident rrugor në Fushë-Krujë, përplasen dy makina, mbesin 4 të plagosur

13 Qershor 2021, 10:30

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në Fushë-Krujë, ku mjeti tip 'Benz' është përplasur me mjetin tip 'Opel'. Për pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona të cilët janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.