Aksident tragjik në Itali, autobusi me fëmijë përplaset me një ambulancë në tunel! Katër të vdekur, mes tyre një shqiptar

27 Dhjetor 2023, 21:15

Katër viktima është bilanci i një aksidenti tragjik që ka ndodhur në Itali ku një autobus me fëmijë u përplas me një ambulance. Një prej viktimave është me origjinë shqiptare.

Përplasje kokë më kokë mes autobusit dhe ambulancës ka ndodhur rreth orës 16:00 pranë një tuneli në rrugën që lidh Urbinon me Fermignano, brenda tunelit Ca’ Gulino.

Tymi i zi dhe flakët kanë përfshirë tunelin ndërsa mediet italiane raportojnë se viktimat janë pjesë e ekuipazhit dhe pacienti në ambulancën që ishte nisur për në Urbino.