Aksident tragjik në Kolumbi! Dy pilotë humbin jetën nga përplasja në ajër e avionëve ushtarakë

2 Korrik 2023, 17:16

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e së shtunës në Kolumbi, ku dy avionë ushtarakë u përplasën në ajër, duke shkaktuar vdekjen e dy pilotëve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 të së shtunës, në qendër të Kolumbisë, teksa avionët e Forcave Ajrore Kolumbiane ishin duke zhvilluar një stërvitje ushtarake, për një shfaqje ajrore që do të mbahej disa ditë më pas.