Aksident tragjik në Turqi! Autobusi përplaset me ambulancën e zjarrfikësen, 16 viktima, mes tyre mjekë e gazetarë

20 Gusht 2022, 16:39

TURQI- Një aksident tragjik është regjistruar në Gaziantep në Turqi ku një autobus pasagjerësh është përplasur me ambulancën, zjarrfikësen dhe makinën e një prej mediave turke, duke lënë të vdekur 16 persona. Ambulanca, Zjarrfikësja dhe gazetarët ishin në vendngjarje për një tjetër aksident që kishte ndodhur pak minuta më parë, për këtë arsye mes viktimave jane edhe 3 zjarrfikës, 4 personel mjekësor dhe 2 gazetarë. 22 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në spital.