Shkodër - Një aksident me vdekje është shënuar këtë të enjte në Shkodër. Një makinë është përplasur me një automjet tjetër dhe një biçikletë në unazën perëndimore të qyetit. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i biçikletës.
Nga pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë shihet biçikleta ka qenë duke lëvizur në anën e rrugës, kur një makinë tip 'Benz' me shpejtësi del nga një rrugë dytësore dhe merr para furgonin dhe biçikletën që ka 'fluturuar' disa metra.
Nga aksidenti janë dëmtuar dhe dy makina të cilat ishin të parkuar në këtë zonë.


















