Aksidenti me 2 të plagosura në Astir/ Vihet në pranga tekniku i ashensorit të pallatit! Nën hetim administratori i firmës së mirëmbajtjes

12 Shtator 2021, 18:50 | Përditesimi: 12 Shtator 2021, 18:50

Tiranë- Vihet në pranga tekniku i mirëmbajtjes dhe kontrollit të ashensorëve, të kompleksit të pallateve “Fratari”, në Astir pas incidentit të ndodhur sot ku u këputën kavot e ashensorit dhe u plagosën 2 gra..

Është arrestuar Defrim Shabani, kurse i proceduar në gjendje të lirë është Dritan Shabani administratori i firmës së mirëmbajtjes. Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë mesnatës, dyshohet se duke qënë i punësuar si teknik i mirëmbajtjes dhe kontrollit të ashensorëve, në kompleksin e pallateve “Fratari”, në Astir, nuk ka konstatuar problemin teknik që ka patur ashensori i njërit prej pallateve të kompleksit, i cili është shkëputur, duke rënë në gjëndje të lirë sëbashku me disa shtetas që ndodheshin në të.

LR/Shqiptarja.com