Aksidenti me 5 të plagosur mbrëmë në Tiranë! Hiqet makina që u kthye përmbys nga përplasja, autobusi ende në Lanë

30 Prill 2022, 08:55 | Përditesimi: 30 Prill 2022, 16:11

Makina që përfundoi e kthyer përmbys poshtë autobusit të Unazës është nxjerrë nga lumi i Lanës. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar, kur autobusi i “Go Green” kishte zënë poshtë makinën, nga e cila u nxorrën me urgjencë 2 të rinjtë nga banorët e zonës.

KT/Shqiptarja.com