Aksidenti me 5 viktima në Qafën e Muzinës, përplasja tangente, s'ka gjurmë frenimi të 'Land Roverit'! Shoferja: Furgoni ishte me shpejtësi skëterrë, jo unë

31 Gusht 2021, 11:52 | Përditesimi: 31 Gusht 2021, 15:03

Aksidenti i ndodhur mesjavën e shkuar në Qafën e Muzinës ku humbën jetën 5 persona, duket se po hyn në një etapë të re hetimesh. Burime konfidenciale nga grupi hetimor, konfirmojnë për Report Tv, se drejtuesja e Land Roverit Rexhina Çelhaka udhëtonte me automjetin e djalit të xhaxhait të saj nga Tirana në drejtim të Sarandës e mandej drejt destinacioneve të panjohura për të.

Çelhaka nën shoqërinë e shoqeve të saja, kishte përshkuar rrugën nga bregdeti jonian me ndihmën edhe të GPS në celular pasi ishte një terren i panjohur për të. Ndërmarrja e udhëtimit në drejtimin jugor për në Gjirokastër u ndërmor mesditën kur ndodhi aksidenti.

r.k./Shqiptarja.com