Aksidenti në Tiranë 'ngre në këmbë' policinë, apeli i shefit të Rrugores në Elbasan: Bashkëpunim për të respektuar rregullat dhe denoncuar shkeljet

9 Maj 2022, 11:56 | Përditesimi: 9 Maj 2022, 11:56

Shefi i sektorit të policisë rrugore, Kreshnik Skendo i ka bërë apel drejtuesve të mjeteve dhe këmbësoreve që të bëjnë kujdes ndërsa forcat blu vijojnë të ndëshkojnë të gjithë ata që kryejnë shkelje. Pas aksidentit të rëndë në Tiranë ku Ajas Sulejmani përplasi çiftin dhe foshnjen 3 muajshe teksa kalonin vijat e bardha, Skendo foli para mediave duke thënë se nuk ka tolerancë ndaj atyre që nuk respektojnë rregullat dhe i kërkon qytetarëve që të denoncojnë çdo rast shkelje.  

 

Sh.Sh/Shqiptarja.com