Aksidenti tragjik dje, Njësia Operacionale e Tiranës 'zbarkon' në autostradën Vlorë-Fier! Vendosen mbi 15 masa ndëshkimore

26 Qershor 2021, 10:54 | Përditesimi: 26 Qershor 2021, 10:54

Pas aksidentit tragjik të ndodhur ditën e djeshme, ku humbën jetën 4 anëtarët e familjes Gushi, Njësia Operacionale e Tiranës ka 'zbarkuar' në autostradën Vlorë-Fier, ku po kryhen kontrolle të shumta me radarë. Burime bëjnë me dije se deri më tani janë vendosur të paktën 15 masa ndëshkimore. masat e Policisë vijën pas ngjarjes së rëndë që u regjistrua një ditë më parë, ku humbën jetën Eduart Gushi, Silvana Gushi, Eva Gushi dhe Anastasia Gushi.

  •  

r.k./Shqiptarja.com