Personat e shpallur fajtorë për aksidentin tragjik me trena në Indi do të "dënohen rreptësisht", ka thënë kryeministri i vendit Narendra Modi. Si pasojë e përplasjes tragjike në shtetin Odisha, të paktën 288 njerëz u vranë dhe më shumë se 800 u plagosën. Në aksident u përfshinë dy trena pasagjerësh dhe një tren mallrash.
Përpjekjet e kërkim-shpëtimit kanë përfunduar, me zyrtarët që thonë se të gjithë pasagjerët e bllokuar dhe të plagosur janë nxjerrë. Modi ka vizituar vendin e ngjarjes, duke e cilësuar incidentin si një "të dhimbshëm".