Aksion pastrimi në Vlorë, Dredha: Ku ka rezistencë për lirimin e hapësirave publike, ndërhyjmë me forcën e ligjit! Të hënën ‘inspekton’ Rama

6 Korrik, 09:53 | Përditesimi: 6 Korrik, 16:50

Pas kritikave të kryeministrit Rama, një aksion është ndërmarrë edhe për pastrimin e qytetit të Vlorës. Kryebashkiaku Dredha dhe ministri Vengu kanë ndjekur aksionin nga afër.  Për lirimin e hapësirave publike, Dredha thotë se nëse ka kundërshti, do të ndërhyjë forca e ligjit. Ndërkohë, burime bëjnë me dije se Rama do të rikthehet në qytet për të 'inspektuar' ecurinë e porosive që ka lënë. 

A.A/Shqiptarja.com