Në kuadër të parandalimit të aksidenteve, janë intensifikuar përpjekjet për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, duke ushtruar kontrolle në të gjitha akset rrugore nacionale, në zonat bregdetare, në zonat urbane e akset që lidhin njësitë administrative, duke përdorur radarë, dronë e patrulla të lëvizshme, të pajisura me automjete, të pauniformuara, kamera e aparate fotografike.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë pezulluar 25 leje drejtimi për shpejtësi që varionin nga 102 km/h në qendrat e banuara, deri në 157 km/h në rrugët interurbane dhe 21 , për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit që varionte nga 0.31 mg/l deri në 0.45 mg/l.